Aktakuzë për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare

29.10.2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktakuzë për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.A., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A., me datë 05.06.2019 rreth orës 12:53 në Pikën Kufitare të Vërmicës, në cilësinë e zyrtarit policor duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e përmbush me dashje detyrën e tij zyrtare duke rënë ndesh me ligjin e aplikueshëm dhe udhëzimin administrativ, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë, të cilët kanë kaluar kufirin për në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, në atë mënyrë që gjersa ishte në detyrë në PKK të Vërmicës ka lejuar veturën e markës “Opel Zafira”, i cili drejtohej nga E.C., së bashku me personat e huaj punëtorë teknik të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri që të hyjë nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë në kundërshtim me procedurat kufitare pa dokumentacion adekuat të udhëtimit, pa pasaportë dhe pa vizë, duke mos kryer kontrollin kufitar, evidentimin dhe verifikimin e tyre sipas ligjeve të Kosovës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.A., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës,  bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës, bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz