Aksidentohet një minibus në Pejë, dhjetëra të lënduar

E publikuar: 05/05/2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një minibus është aksidentuar sot në Pejë, duke lënë të lënduar 31 persona.

Aksidenti, siç njofton Policia e Kosovës, ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, në vendin e quajtur ”Dydesh”.

Policia njofton se të gjithë të lënduarit në këtë aksident janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ‘Dydesh’, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është informuar lidhur me këtë aksident.