Aksident trafiku në Gjilan, lëndohen dy persona

E publikuar: 19/06/2020 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të përfshirë në aksident kanë qenë shoferi i veturës dhe një pasagjer.

Të njejtit, pas aksidentit janë dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim mjekësor.

Sipas raportit të policisë, dy të lënduarit e aksidentit janë liruar për në shtëpi./GS/