AKEP: Këtë vit dhënia e frekuencave 5G

E publikuar: 15/02/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se gjatë këtij viti do të tentohet të tenderohet dhënia e disa frekuencave të reja që mundësoje ofrimin e shërbimit 5G për kompanitë celulare por jo vetëm. AKEP beri me dije vendimi është marrë në takimin e kësaj të enjte  u miratua Dokumenti rregullator për këshillim publik “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz)”.

Aktualisht këto frekuenca nuk janë të lira pasi janë në përdorim nga televizionet por gjithë procesi i lirimit të tyre pritet të përfundojë në muajin prill çka do të mundësojë edhe vijimin me prokurimin.

“Plani Kombëtar i Frekuencave përcakton që këto frekuenca  janë për përdorim nga operatorët që ofrojnë rrjete dhe shërbime publike të komunikimeve elektronike – telefoni e lëvizshme, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve të gjeneratave teknologjike të avancuara të sotme dhe të perspektives të njohura ndryshe si LTE.

Procesi i ndjekur për të arritur deri në këtë fazë,  ka qenë i gjatë dhe shumë i vështirë për shkak të përdorimit të tyre për transmetime audiovizive, dhe nevojës së lëvizjes së këtyre transmetimeve në transmetim dixhital dhe arriti të realizohet përfundimisht pas masave të zbatuara nga Qeveria dhe bashkëpunimit të ngushtë të  ish Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, AMA dhe AKEP.

Në përfundim të këshillimit publik më datë 16.4.2018, procesi do të vijojë me administrimin e konkluzioneve të këtij konsultimi dhe procedurën për zhvillimin e tenderit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit të  frekuencave në brezin  800 MHz (790-862 MHz) për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike LTE, duke e rradhitur ne këtë mënyrë edhe Shqipërinë në vendet e më të zhvilluara në Rajon dhe Evropë në ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elketronike broadband të shpejtësisë së lartë” mbyllet njoftimi i AKEP. /Monitor