Ahmeti mund ta mbajë tash premtimin që e kishte dhënë 3 vjet e gjysmë më parë (Video)

16.06.2017 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ahmeti mund ta mbajë tash premtimin që e kishte dhënë 3 vjet e gjysmë më parë (Video)

Tri vjet e gjysmë kanë kaluar nga ky premtim i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pas disa dështimesh, një përpjekje e radhës për ta përmbushur këtë premtim do bëhet të shtunën, kur vetura Audi Q7 do të vihet përsëri në ankand.

Aktualisht vetura është dërguar në parkingun e Shtëpisë së Ankandeve – Kosova, ku do të ekspozohet para ofertuesve të mundshëm.

Që kur e mori mandatin, në dhjetor të vitit 2013, Shpend Ahmeti nuk e ka përdorur asnjëherë këtë veturë. Audi Q7, i blerë për 76 mijë euro në vitin 2011 nga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, do të dalë në shitje për herë të tretë, të shtunën.

Audi Q7, me vit të prodhimit 2011, motor 4.2 dizel – me tërheqje katërrotëshe dhe vetëm 75 mijë kilometra të kaluara, sipas drejtuesve të ankandit, është e gatshme për shitje.

Megjithëse nuk kanë saktësuar destinimin, në Komunë thonë se të gjitha paratë nga shitja e veturës do të ndahen për qëllime bamirëse.

Vetë Ahmeti, në prill të këtij viti, kishte njoftuar se vetura do të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 31 mijë eurosh.

Por, jo-zyrtarisht, KTV-ja ka mësuar se çmimi fillestar për shitjen e Q7-shit do të jetë më pak se 25 mijë euro.

Beteja e Shpend Ahmetit për ta shitur veturën e blerë nga pararendësi i tij, kishte filluar ende pa u zgjedhur kryetar, me arsyetimin se një kryetari të komunës nuk i duhet një veturë aq luksoze me shpenzime të mëdha.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hawking përsërit: Duhet të largohemi nga Toka

Hawking përsërit: Duhet të largohemi nga Toka

Tension në emisionin ‘live’, Blendi Fevziu, Edi Ramës: Kujt i bërtet ti? (Video)

Tension në emisionin ‘live’, Blendi Fevziu, Edi Ramës: Kujt i bërtet ti? (Video)

Grainca thotë se LDK ia ka mbyllur derën PAN-it

Grainca thotë se LDK ia ka mbyllur derën PAN-it

Ahmet Isufi i bindur: Haradinaj bëhet kryeministër (VIDEO)

Ahmet Isufi i bindur: Haradinaj bëhet kryeministër (VIDEO)

Ramiz Lladrovci sërish në terren, ndalon punimet për rregullimin e kanalizimit (VIDEO)

Ramiz Lladrovci sërish në terren, ndalon punimet për rregullimin e kanalizimit (VIDEO)

Gjilan: 18 vjeçarja viktimë e keqpërdorimeve seksuale (Video)

Gjilan: 18 vjeçarja viktimë e keqpërdorimeve seksuale (Video)

Sërish tym në Londër, zjarrfikësat bllokojnë një zonë të qytetit (Video/Foto)

Sërish tym në Londër, zjarrfikësat bllokojnë një zonë të qytetit (Video/Foto)

Daniel Serwer: Ja kush do ta formojë Qeverinë e Kosovës!

Daniel Serwer: Ja kush do ta formojë Qeverinë e Kosovës!

PDK pranon se u dëmtua nga koalicioni

PDK pranon se u dëmtua nga koalicioni

Kosovarët mund të pajtohen, por jo t’i falin serbët (VIDEO)

Kosovarët mund të pajtohen, por jo t’i falin serbët (VIDEO)

Basha: Ora e bandave mbaron në 25 qershor, votojmë për ekonominë

Basha: Ora e bandave mbaron në 25 qershor, votojmë për ekonominë

Quni: PAN po spekulon, nuk ka vota të LDK-së (Video)

Quni: PAN po spekulon, nuk ka vota të LDK-së (Video)

Deda: PAN do të ketë më pak se 39 deputetë, pritet krizë e institucioneve

Deda: PAN do të ketë më pak se 39 deputetë, pritet krizë e institucioneve

Vuçiqit i kërkohet ta shkarkojë Dikovicin për shkak të krimeve në Kosovë

Vuçiqit i kërkohet ta shkarkojë Dikovicin për shkak të krimeve në Kosovë

Zgjedhjet e reja, kandidatë të njëjtë për kryetar të Drenasit

Zgjedhjet e reja, kandidatë të njëjtë për kryetar të Drenasit

Avokati i Valdete Dakës: Këshilli Prokurorial ta respektojë parimin e meritokracisë

Avokati i Valdete Dakës: Këshilli Prokurorial ta respektojë parimin e meritokracisë