Adoleshentët vazhdojnë të bëjnë selfie në një pikë kalim, autoritet bllokojnë qarkullimin e trenit (Video)

E publikuar: 01/07/2018 00:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër paralajmërimeve, të rinjtë po vazhdojnë të vallëzojnë dhe të bëjnë selfie derisa sa është treni duke ardhur, në një pikë kalim në Derbyshire të Anglisë.

Për këtë arsye, autoritete e sigurisë po konsiderojnë ta ndalojnë në tërësi qarkullimin e trenit, në mënyrë që të parandalojnë ndonjë tragjedi të mundshme, transmeton Telegrafi.

Ankesat për këtë hapësirë, kanë nisur prej 2015-ës, kur brenda një dite janë raportuar shtatë aksidente.

“Dëshira e tyre për një selfie me trenin në ardhje është shumë e madhe, por nuk po e llogarisin shpejtësinë që e ka. Nuk kemi pasur ndonjë fatalitet, por na duhet ta punojmë për ta shmangur” thuhet në raport.

Bllokimi i qarkullimit do shkaktonte shumë probleme, por konsiderohet ndryshimi i itinerarit dhe të këtë tren herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje. /Telegrafi/