Abrashi: Mbyllja e rrugës kryesore në Prishtinë vazhdimësi e projekteve korruptive

E publikuar: 30/09/2018 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK’së dhe deputeti, Arban Abrashi ka kritikuar vendimin e komunës së Prishtinës për të mbyllur sot rrugën kryesore si testim që ajo të kthehet në shesh.

Sot ishte mbyllur për qarkullim të veturave rruga “Xhorxh Bush” nga Katedralja deri tek hotel “Grand”. Kjo për arsye të testimit për projektin e zgjerimit të sheshit në Prishtinë.

“Mbyllja e rrugës kryesore, arteries kryesore të qytetit, pa konsultim, pa ofrim të zgjidhjeve alternative, dhe në nguti të madhe ka vetëm një emërues, vazhdimësinë e projekteve super korruptive në Komunë. Në fakt prapa mbylljes së rrugës, maskuar si shesh, qëndron ideja e ndërtimit të qendrës tregtare, e sponsorizuar nga grupe interesi, të cilat tani e mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ai shton se, “dëshira për të mbetur në pushtet me çdo kusht po shkatërron qytetin dhe fatkeqësisht po len shenja permanente”.