AAK ia mori Naim Bazajn PDK-së, tash partia e Kadri Veselit i “hakmerret” partisë së Haradinajt

E publikuar: 28/07/2019 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak kohë pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ia mori PDK-së, Naim Bazajn, ka ardhur kundërpërgjigja nga ana e partisë së Veselit, shkruan Gazeta Blic.Është Xhavit Haliti i PDK-së, ai i cili në fshatin e Ali Berishës së AAK-së, ka themeluar nëndegë.Lajmin e ka bërë publik vetë Haliti në një postim në faqen e Facebookut.

“Në kuadër të zgjerimit dhe shtrirjes së Degës së PDK-së në Pejë, sot themeluam Nëndegën në fshatin Qallapek, kryetar i së cilës u zgjodh Msc. i Shkencave Ekonomike, Shkodran Berisha. XHH”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së, raporton Gazeta Blic.Ndërkohë, PDK e AAK deri tani ishin në bashkëqeverisje. Mirëpo, dorëheqja e befasishme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, i ka dhënë fund partneritetit ndërmjet dy partive.Megjithatë, para dorëheqjes, ishte taksa ndaj produkteve serbe, që kishte krijuar hendek ndërmjet PDK-së e AAK-së.