A mund ta dalloni gjarprin helmues që terrorizoi një familje në Australi? (Foto)

E publikuar: 01/11/2018 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje australiane ka zbuluar terrorin që kanë përjetuar pasi kanë kapur një gjarpër që fshihej në oborrin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e shtëpisë në Queensland kishin frikë se reptili me ngjyrë të errët ishte një gjarpër vdekjeprurës, i cili mund të vriste ata me helmin e tij.

Megjithatë, pasi thirrën autoritetet përgjegjëse, familjes iu tha se gjarpri ishte në të vërtetë një gjarpër shumë më pak i rrezikshëm për njerëzit, por gjithsesi helmues.

Me kaq shumë gjëra në oborrin e familjes, gjarpri i hollë është shumë i vështirë për t’u vënë re – a mund ta vëreni ju? /Telegrafi/