A keni probleme me frymëmarrje gjatë gjumit? Këto mund të jenë pasojat

E publikuar: 12/03/2019 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skanimet e bëra në trurin e personave të cilët vuajnë nga ky çrregullim kanë dhënë një rezultat të një lidhshmërie në mes të këtij çrregullimi dhe një forme të demencës.

Duke iu referuar hulumtimeve të Shoqatës Amerikane për studime të çrregullimeve të gjumit, përafërsisht 22 milion njerëz vuajnë nga apnea. Në qoftë se ky çrregullim nuk trajtohet atëherë mund të çojë në probleme më serioze të shëndetit, përfshirë këtu edhe probleme në zemër dhe hipertension – shkruan MedicalNewsToday, transmeton Gazeta Express.

Hulumtimet e udhëhequra nga Diego Carvahlo, kryen një studim me anë të biomarkerëve për të ditur a ka një lidhje në mes të apnesë dhe sëmundjes së Alzheimerit. Biomarkerët e përdorur ishin të ashtuquajturit TAU, proteinë kjo e cila është prezent në trurin e një pacienti me Alzheimer. Gjatë skanimeve të trurit të personave me çrregullim të apnesë, u vërejt prezenca e këtyre biomarkerëve, që çojnë në përfundim se ky çrregullim i gjumit është i lidhur me sëmundjen e Alzheimerit.

80% E personave të cilët kanë këtë çrregulllim fatkeqësisht nuk diagnostikohen dhe nuk trajtohen.

Studimet e bëra thuhet se nuk janë preliminare, por gjithsesi ato do të prezantohen në takimin e Akademisë së Neurologëve në Fialdelfia.