A ka fund marrëveshja, apo do të vazhdojnë të përplasen ashpër zyrtarët të LVV-së e LDK-së, për postin e Presidentit!

E publikuar: 15/12/2019 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ashpërsuar gjuha e komunikimit mes zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, të  cilët po i vazhdojnë debatet dhe përplasjet në rrjetet sociale, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës mes liderëve të këtyre dy partive politike në takimin maratonik të së shtunës, shkruan Telegrafi.

Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy subjektet politike duhet të arrijnë marrëveshje deri më 26 dhjetor, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka thënë Nagavci.