A janë bashkë Perry e Bloom?

E publikuar: 08/02/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katy Perry dhe Orlando Bloomjanë mjaft të njohur për shkak të muzikës së tyre. Mirëpo thuhet se dyshja simpatike janë në një lidhje.

“People” raporton se dyshja, që janë parë disa herë kohëve të fundit mendohet se kanë kaluar bashkë fundjavën me djalin e aktorit Flynn 5-vjeçar.

“Ata ishin bashkë me djalin e Orlandos në një festë të organizuar në shtëpinë e Robert Downey Jr.”, ka thënë burimi i revistës.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe aktori 39-vjeçar, që ishte më parë i martuar me Miranda Kerr, ishin parë fillimisht në muajin janar shumë afër njëri tjetrit duke nisur kështu raportimet se ata janë në lidhje transmeton Koha.net.

Ndërkohë lidhur me thashethemet, asnjëri nga të dy nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë.