A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

27.11.2020 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet debat i ashpër ndërmjet partive politike maqedonase, asaj në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO DPMNE-së në lidhje me atë se kush shkel mbi dinjitetin e popullit maqedonas dhe shet interesat e shtetit në kurriz të zhbllokimit të procesit të integrimeve evropiane.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, vazhdon me organizimin e protestave nëpërmjet së cilave kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit, pas deklarimeve të këtij të fundit në mediat bullgare se “bullgarët nuk kanë qenë fashistë” dhe se “nuk mohojnë të drejtën e vetëpërcaktimit të maqedonasve”.

Ekspertët janë të ndarë rreth asaj nëse përplasjet pushtet-opozitë do të rrisin euro-skepticizmin. Megjithatë ata theksojnë se ndasitë mes pushtetit dhe opozitës do të bllokojnë procesin e reformave dhe dot ë dëmtojnë në masë të theksuar pozitën e palës maqedonase kundrejt palës bullgare në lidhje me dallimet për çështjen e gjuhës maqedonase dhe një pjesë të së kaluarës historike.

Ivan Stefanovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Evrothing”, thotë për Radion Evropa e Lirë se euro-skepticizmi nuk do të shënojë rritje përderisa institucionet do të mbeten të angazhuara në realizmin e reformave, por nëse ngecin reformat, atëherë do të ketë rritje për sa i përket euro-skepticizmit.

Stefanvoski nënvizon se Maqedonia e Veriut, si shtet, pas bllokadës bullgare nuk guxon të zhvillojë sindromën e fëmijës së vogël, i cili pasi është qortuar nga hidhërimi do t’i bjerë murit me kokë për të gjakosur veten në formë ndëshkimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me të gjitha sfidat.

Ai shton se rruga e integrimeve evropiane nuk është aspak e lehtë dhe se drejtuesit e institucioneve duhet kuptuar se asnjë milimetër nuk duhet lëvizur nga qëndrimi se Bashkimi Evropian është trajektorja jonë e vetme ku duhet lëvizur.

“Në asnjë moment nuk duhet ta ndërpresim realizimin e reformave. Ndërprerja e realizimit të reformave është skenari i vetëm që nuk guxon t’i ndodhë Maqedonisë së Veriut si shtet. Përkundrazi, duhet intensifikuar reformat në atë pjesën ku faktorët relevantë ndërkombëtarë kanë regjistruar dobësi, e ku bën pjesë lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht në nivele të larta, reformat urgjente në administratën shtetërore ku kërkohet shkurtimi dhe profesionalizmi i administratës, përkujdesja ndaj ambientit jetësor, etj. Pra, këto janë ato prioritete ku duhet përshpejtuar hapat sa i përket realizmit të reformave që qytetarët të mos humbasin besimin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pavarësisht bllokadës bullgare”, thekson Stefanovski.

Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se pas bllokadës bullgare dhe përplasjeve ndërmjet dy partive maqedonase më të mëdha, asaj në pushtet, LSDM, si dhe VMRO DPMNE-së në opozitë, do të kamuflohet mosrealizimi i reformave që Brukseli i ka vendosur si kusht për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

“Nuk shoh se realizohen reforma në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka reforma këtu dhe do të shkojë një kohë e gjatë derisa ky establishment do të mund të bëjë diçka. Kjo qeveri ka problem me numrat, është me një shumicë të brishtë dhe vështirë do ta ketë t’i çojë para reformat duke shtuar këtu dhe krizën që ka shkaktuar dhe pandemia”, vlerëson Sinani.

Sofja zyrtare ka bllokuar procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi siç kanë theksuar zyrtarët bullgarë, pala maqedonase ka shkelur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes dy shteteve fqinje të nënshkruar në vitin 2017, përkatësisht Bullgaria zhbllokimin e procesit të fillimit të bisedimeve për Maqedonisë së Veriut e kushtëzon me respektimin e formulimit të gjuhës maqedonase në përputhje me Marrëveshjen e 2017-s, përcaktimin e një udhërrëfyes preciz për zbatimin e marrëveshjes në fjalë si dhe heqjen dorë nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat