A e keni ditur çfarë është kjo kokërr e vogël në kikirik? Fjala është për diçka VËRTET MAGJIKE

E publikuar: 18/10/2018 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ndonjëherë keni ndarë kikirikun përgjysmë për së gjati, me siguri keni vërejtur një kokërr të vogël në të – ndërkaq tregimi për të është fantastik.

Ajo kokërr e vogël në skaj të kikirikut është në të vërtetë embrioni.

Kikiriku në të vërtetë është farë. Kur e mbjellim në tokë, ai do të rritet si bimë.
Edhe pse të gjitha pjesët e kikirikut janë të rëndësishme, embrioni paraqet burimin e bimës.

Njëherë kur kikiriku mbillet, embrioni mbin si rasat dhe krijon bimën.
Kur bima kalon nëpër polenizim dhe pllenim, bishtajat e reja të kikirikut fillojnë të zhvillohen nën tokë – ndërkaq farat brenda atyre bishtajave përmbajnë embrionet vetjake.

Edhe pse e njohim si frutë arrore, kikiriku në të vërtetë është bishtajë dhe nuk rritet si dru, por nën sipërfaqe të dheut.

Ndërsa, e gjitha fillon me ato kokrra në të.