92-vjeçari nga Nigeria ka 97 gra dhe 185 fëmijë

E publikuar: 21/10/2016 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërkohë që shumë nga ne janë në një luftë të vazhdueshme për të gjetur të paktën vetëm një person të duhur për ta dashur gjithë jetën, ekziston dikush në Nigeri me 97 partnere.

Mohammed Bello Abubakar, 92-vjeçar nga qyteza e Bidës në Nigeri, është martuar më shumë se me 100 femra në jetën e tij, gjë që ai e përshkruan si “thirrje hyjnore”.

Gjatë jetës së tij, Abubakar ka pasur 185 fëmijë, dhe 107 gra, nga 10 prej të cilave është divorcuar.

Abubakar është bërë një subjekt mediash për vite, por ai u kthye sërish në vëmendje pas zërave që qarkulluan për vdekjen e tij.

“Unë jam më i gjallë se kurrë, i lumtur e me shëndet të plotë” tha ai për gazetën Vanguard në Nigeri.

“Zërat për vdekjen time janë të pabaza, dhe janë zili ndaj asaj që Zoti ka bërë për mua dhe po vazhdon të bëjë. Ajo çfarë unë po bëj është hyjnore, dhe do vazhdoj ta bëj deri në fund”.

Autoritetet lokale islamike në Nigeri kanë qenë në konflikt me të prej kohësh, pasi e shohin si shkelje të rregullave morale.

Lidhjet poligame nuk janë të njohura në ligjin Nigerian. Në vitin 2008, gjykata nigeriane urdhëroi Abubakar të divorcohej nga 82 prej 86 grave të tij brenda 48 orëve ose të largohej nga vendi. Por ai refuzoi madje tha se nuk do donte që asnjë mashkull tjetër të ndiqte hapat e tij.

“Kam arritur t’i përballoj të gjitha gratë vetëm falë ndihmës së Zotit,” thotë Abubakar.

“Një burrë me 10 gra do të vdiste, kurse unë falë fuqisë së Allahut mbaj në kontroll 86”.

Ai pretendon se gratë e pëlqejnë atë sepse kishte një reputacion për aftësi për të shëruar të sëmurët. Gratë e tij, disa nga të cilat janë më të vogla se fëmijët e tij, thonë se ai ka kuruar shumë sëmundje.