9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

31.05.2019 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

Me 9 muaj burg është dënuar ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Por vendimi ndaj tij është pezulluar dhe konvertuar në 18 muaj shërbim prove.

50 vjeçari u dënua pas zbulimit të ONM-së, në të cilin Admir Thanza, rezultonte i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e karrierës Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

Rezulton se në 1999, Thanza është dënuar, pasi në 18 qershor 1999 në San Gulian bashkë me persona të tjerë dyshohet të ketë vjedhur, por ky vendim nuk është deklaruar prej tij në formularët e dekriminalizimit.

“Nuk e kam falsifikuar formularin e dekriminalizimit, nuk kam fshehur asnjë denim. Nuk kam asnjë dënim penal nga Italia, por një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër që s’e kam kryer”, ka deklaruar Thanza para trupit gjykues duke u kërkuar që të merret një vendim i drejtë pa u ndikuar nga vetingofobia. Sipas tij Prokuroria ka bërë pjesë të fashikullit hetimor edhe vendimin e KPK, i cili është administrativ dhe ndalohet t’i bashkëngjitej çështjes penale. “E servirën sikur kapën peshkun e madh. Por unë sa të kem frymë nuk do rresht se kërkuari të drejtën dhe drejtësinë”, tha ai para se Gjykata të jepte verdiktin e saj./TCH/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi