8 vjeçarja përdhunohet nga 20 meshkuj përfshirë dhe vëllain e saj

E publikuar: 27/05/2015 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëntë burra rrezikojnë të kalojnë 12 deri në 22 vjet në burg për përdhunimin sistematik të një vajzë në lindje të provincës Elazığ në Turqi, për një periudhë tetë vjeçare.

“Taraf’ raporton se S.A., ishte vetëm 8 vjeçare kur për herë të parë kishte qenë subjekt i një sulmi seksual, duke treguar se në përgjithësi ishte përdhunuar nga 20 burra, shumë prej të cilëve ishin minoren. Gjithë kjo kishte ndodhur për një periudhë kohore shtatë vjeçare.

Në mesin e atyre që e kanë përdhunuar ishte edhe vëllai i saj më i madh, M.A, derisa nëna e saj e kishte rrahur.

I gjithë fshati e dinte për përdhunimet por nuk kishin raportuar asgjë.

Vajza ka treguar se abuzimi kishte vazhduar se çdo mashkull kishte ardhur te ajo dhe i kishte thënë: Ke qenë me atë, kështu që do të jesh edhe me mua”.

Një nga personat që e kishte përdhunuar ishte një 70 vjeçar me inicialet G.E.