53 milionë euro për bujqësi, njofton Hoti

E publikuar: 19/06/2020 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është nënshkruar Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, i cili tashmë është votuar në Qeveri.

“Sot u nënshkrua Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove. Kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, të cilin tashmë e kemi votuar në Qeveri”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij Facebook.