50 aktakuza për 24 orë

17.07.2019 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
50 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 50 aktakuza kundër 58 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 19 persona të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale, përcjell Infosot.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vrasje e rëndë”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona në tri raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “ Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda, prokurori kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar katër persona të dyshuar, një (1) për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”, dy (2)persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për këto vepra penale: ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bizhozit të paligjshëm’’, dhe ‘’Ngacmimi’’. Gjithashtu, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe “Mashtrimi”, gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person

për veprën penale “Shitblerje të narkotikëve”, si dhe ka bërë një kërkesë (1) për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Shitblerje e narkotikëve”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!

Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!

Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re

Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re

Ky është austriaku që mashtroi me viza pune 70 kosovarë

Ky është austriaku që mashtroi me viza pune 70 kosovarë

Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Rama: Gratë dhe vajzat janë më pak të korruptuara se burrat

Rama: Gratë dhe vajzat janë më pak të korruptuara se burrat

“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

Nusret Pllana: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Nusret Pllana: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Johnson kërcënon me zgjedhje dhe tërheqjen e ligjit për Brexit

Johnson kërcënon me zgjedhje dhe tërheqjen e ligjit për Brexit

Gjykata Speciale fton për intervistim Smajl Latifin

Gjykata Speciale fton për intervistim Smajl Latifin

Vogel: Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia ka qenë gjithmonë qëllimi final i BE-së

Vogel: Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia ka qenë gjithmonë qëllimi final i BE-së

Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes të  Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut

Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes të Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Punime në rrjet, KEDS paralajmëron qytetarët për ndërprerje të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS paralajmëron qytetarët për ndërprerje të energjisë elektrike

KPK miraton politikat e trajnimeve për prokurorë dhe stafin administrativ për vitin 2020

KPK miraton politikat e trajnimeve për prokurorë dhe stafin administrativ për vitin 2020

Ndalohen katër persona për Fajde dhe Detyrim

Ndalohen katër persona për Fajde dhe Detyrim