5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

13.07.2020 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

Në secilën industri, punëdhënësit kërkojnë punëtorë që respektojnë etikën e punës. Prandaj, vlerat e lidhura me një etikë të mirë pune mund të rrisin gjasat për mundësi më të mira të punësimit.

Punonjësit që kanë etikë të mirë pune shpeshherë kanë mundësi të kyçen në projekte më të mëdha dhe të veçanta sepse janë të përkushtuar, të disiplinuar dhe të besueshëm.

Personat me një etikë të mirë pune karakterizohen nga disa vlera dhe sjellje. Këto karakteristika i bëjnë ata anëtarë të mirë të ekipit dhe punonjës të denjë.

  • Serioziteti
  • Dedikimi
  • Disiplina
  • Produktiviteti
  • Bashkëpunimi
  • Ndershmëria
  • Përgjegjësia
  • Profesionalizmi

Si ta përmirësoni etikën tuaj të punës?

A ju ka rastisur ndonjëherë t’ju thonë që nuk po e respektoni etikën e punës? Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për ta përmirësuar këtë. Në këtë listë gjeni 5 këshilla që mund t’ju ndihmojnë.

Jeni profesional. Praktikimi i profesionalizmit nënkupton ardhjen me kohë në punë, veshjen e duhur, mirësjelljen dhe respektin ndaj kolegëve, trajtimin e kompanisë sikur shtëpinë tuaj. Sjellja juaj duhet po ashtu të pasqyrojë atë që është në interes të klientëve.

Mësoni vazhdimisht. Një tjetër këshillë e vlefshme është gjetja e mënyrave për të zgjeruar njohuritë e juaja. Tentoni të merrni pjesë nëpër seminare, kurse, trajnime, në mënyrë që t’i zhvilloni aftësitë që mund t’ju kontribuojnë juve dhe kompanisë. Konsideroni edhe mundësitë për të punuar si vullnetarë apo mentorë. Bashkohuni edhe me shoqatat profesionale në fushën tuaj.

Bëhuni ambasador i kompanisë. Për ta përfaqësuar biznesin tuaj, nuk do të thotë se duhet medoemos të punoni në shitje. Mbani gjithmonë një qëndrim pozitiv për kompaninë dhe flisni mirë për kompaninë në secilën rrethanë. Krijoni rreth me njerëz dhe gjeni mënyra për të ndikuar në rritjen e kompanisë ku punoni.

Ushtroni vetë-disiplinën. Bëni një orar me të gjitha detyrat e ditës. Sigurohuni që t’i rendisni ato që kanë më shumë përparësi. Kontrolloni në fund të ditës secilën detyrë para se ta dorëzoni.

Bëhuni lojtar ekipi. Të punosh mirë me të tjerët është një karakteristikë thelbësore për punën. Respektoni kolegët dhe menaxherët tuaj, gjithmonë duke i mirëpritur reagimet. Kërkoni mundësi për të bashkëpunuar me kolegët tuaj./AkademiPune

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Ahmeti: Kemi marr leje për importin e testeve serologjike

Ahmeti: Kemi marr leje për importin e testeve serologjike

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet

​Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Drenas

​Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Drenas

​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së

​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së

​Shumica e qytetarëve në Malishevë po i bartin maskat

​Shumica e qytetarëve në Malishevë po i bartin maskat

84 zyrtarë policorë ende të infektuar me COVID-19

84 zyrtarë policorë ende të infektuar me COVID-19

Reagon u.d.së kryeshefit ekzekutiv në KEK: pa panik nga 4mijë punetorë vetëm 26-janë të infektuar

Reagon u.d.së kryeshefit ekzekutiv në KEK: pa panik nga 4mijë punetorë vetëm 26-janë të infektuar

​Kuçi e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​Kuçi e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve