450,000 Bitcoin të konfiskuar: A janë Shtetet e Bashkuara pronari më i madh i Bitcoin-ve?

E publikuar: 08/11/2018 08:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej pikave më të forta të bitcoin është padyshim rezistenca përballë censurës. E thënë thjeshtë, nëse praktikat më të mira ndiqen me kujdes, askush nuk mundet të ngrijë apo konfiskojë pasurinë tuaj në bitcoin.


Kushdo që ka çelësat privatë është pronari i bitcoin-ëve. Nëse çelësi privat është i i enkriptuar ose thjeshtë i memorizuar, asnjë autoritet nuk ka fuqinë për të marrë nën kontroll bitcoin-ët tuaj.

Megjithatë e kundërta ka ndodhur disa herë kjo sepse kriminelët nuk përdorin praktikat më të mira.


Sipas hulumtimeve, numri total i bitcoin-ëve të konfiskuar është 1 me 40, ose 2.6% e monedhave në qarkullim.

Javën e kaluar u publikua një artikull nga News Journal i cili thoshte se shumica e analistëve të bitcoin besojnë që qeveria Amerikane është pronari më i madh i bitcoin.

Spekulimet e para në lidhje me këtë u shfaqen që nga Dhjetori i 2013-ës ku Wired mbështeste këtë mendim të shumicës.

Atë kohë qeveria Amerikane kontrollonte 174,000 bitcoin të cilat u konfiskuan nga Ross Ulbricht i cili drejtonte Rrugën e Mëndafshit, një treg online i shitjes së drogave.

Bitcoin-ët e konfiskuar përbënin 1.5% të monedhave në qarkullim. Sasia e bitcoin rritet dita ditës derisa të arrijmë pikën ku 21 milion prej tyre janë gërmuar.

Por 5 vite kanë kaluar dhe shumë gjëra ndryshuar që atëherë. Qeveria Amerikane mund të mos jetë pronari kryesor i monedhave bitcoin.

Në Qershor të 2014-ës nxori në ankand monedhat e konfiskuara nga “Rruga e Mëndafshit” të cilat u blenë nga entuziasti i kryptove Tim Draper.

Pjesa atyre monedhave që kishin ngelur shitën për 48.2 milion dollarë në Shtator të 2017-ës.

Qeveria Amerikane ende kontrollon disa bitcoin por jo atë sasi që kishte dikur. Sipas përllogaritjeve nga analistët thuhet se qeveria ka në pronësi mes 4,100 deri në 10,000 bitcoin.

SHBA-të kanë konfiskuar 198,000 bitcoin nga të paktën 100 kriminelë kibernetikë. 98% e tyre janë shitur për 151 milion dollarë, që i bie se një bitcoin është shitur mesatarisht për 780 dollarë.

Konfiskimi më i madh i bitcoin është i zhytur në mister. Më 19 Maj 2017 Qendra e Evropës Juglindore për Zbatimin e Ligjit (SELEC) tha se kishte konfiskuar 200,000 bitcoin me vlerë prej 500 milion dollarësh me ndihmën e autoriteteve Bullgare.

Në Dhjetor shefi i Prokurorisë Speciale të Bullgarisë Ivan Geshev doli me një deklaratë duke thënë se asnjë bitcoin nuk është konfiskuar.

A kemi të bëjmë me një skemë masive korrupsioni? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.

Nëse përfshijmë edhe rastin e SELEC, numri total i bitcoin të konfiskuar shkon në 453,000 ose 2.6% e monedhave totale në qarkullim.

Tabela e paraqitur tregon konfiskimet e bitcoin me vlerë të paktën 500,000 dollarë. /PCWorld Albanian