42 aktakuza për 24 orë

E publikuar: 09/06/2020 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.