Qeveria tash e 7 muaj s’e aprovon pensionin e viktimave seksuale

E publikuar: 16/07/2017 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Femrat e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe sot e kësaj dite po heqin të zitë e ullirit sa nga traumat e pashëruara nga nëpërkëmbja e tyre në familje dhe në shoqëri, aq edhe nga moskujdesi institucional.

Kaq vite pas përfundimit të luftës atyre ende nuk u është njohur statusi i marrjes së pensionit, ndërsa tash e shtatë muaj dokumenti për këtë çështje po qëndron në sirtarët e kryeministrisë.

Ministri në detyrë, Arban Abrashi, thotë se mbetet vetëm procedimi i dokumentit në njërën nga mbledhjet e ardhshme të ekzekutivit dhe kjo kategori do të gëzojë pensionin.

Abrashi që njëherësh është edhe zëdhënës i qeverisë në detyrë pret që ky institucion sa më shpejt të caktojë pensionin për viktimat e dhunës seksuale, ndërsa Qeverisë së re i takon vetëm pagesa e pensioneve përmes plotësim-ndryshimit të ligjit për buxhetin. /rtv21/