200 milion punonjës sipërmarrjesh përdorin Windows 10-ën

E publikuar: 09/05/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft tha ditën e Marte se 200 milion punonjës sipërmarrjesh përdorin Windows 10-ën.

Kështu kompania tregoi se bizneset dhe sipërmarrjet po reagojnë pozitivisht ndaj sistemit të ri operativ kur mbeten vetëm 20 muaj nga skadimi i mbështetjes për Windows 7-ën.

Lajmin e dha Joe Belfiore i cili u shpreh: “Aktualisht, mbi 200 milion njerëz në mbarë botën përdorin Windows 10-ën me llogaritë e punës.”

Krahasuar me vitin e kaluar adoptimi i Windows 10-ës u rrit me 79%. Një ditë më parë Microsoft shprehej se 700 milion pajisje në mbarë botën funksionin me Windows 10.

Sistemi operativ i 2009-ës, Windows 7, do të hiqet nga lista e mbështetjes më 14 Janar 2020 që do të thotë se nuk ka më përditësime sigurie.

Megjithatë ky tranzicion nuk ka për të qenë i lehtë siç e dëshmoi edhe Windows XP-ja që u tërhoq në 2014-ën. /PCWorld Albanian