Kura natyrale për trajtimin e bronkitit

E publikuar: 15/01/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.

Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohen nga gëlbaza dhe vështirësi në frymëmarrje. Bronkiti ndahet në dy kategori: akut dhe kronik (lexo më shumë këtu). Disa nga simptomat e bronkitit janë: Kollë
Mukusi
Temperaturë e ulët
Dhimbje të gjoksit
Probleme me frymëmarrjen
Simptomat e ftohjes, si dhimbje koke, lodhje dhe lotim të syve
Tharje të fytit
Rrjedhje hundësh
Kongjestion nazal

Kura natyrale për bronkitin Provoni këto kura natyrale për të lehtësuar simptomat e bronkitit Pushoni
Pini lëngje. Në këtë rast një gotë me ujë të ngrohtë, mjaltë dhe limon do t’ju ndihmonte shumë.
Bëni gargare me ujë të ngrohtë me kripë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
Përdorni aromaterapi për të lehtësuar simptomat.
Përdorni një pajisje për të ruajtur lagështirën e ajrit apo për të thithur avullin.
Konsumoni ushqime me erëza. Një përbërës tek specat djegës, i quajtur kapsaicin, lehtëson sinusitin. Ai është gjithashtu i dobishëm për hollimin e mukusit në gjoks.