17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

20.06.2019 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

17 gjeneralë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të Turqisë u dënuan të enjten me 141 vite burgime të përjetshme për tentativën për grusht shteti të tri viteve më parë. Mbi 200 të tjerë do të vuajnë dënimet me burg për dhunën dhe aktet që shkaktuan mbi 250 të vdekur në vend.

Një gjykatë turke dha të enjten verdiktet për personat e përfshirë në tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

Procesi gjyqësor ndaj mbi 220 të akuzuarve u mbajt brenda kompleksit masiv të një burgu afër Ankarasë, të ndërtuar posaçërisht për të akomoduar të dyshuarit e ngjarjeve të 15 korrikut të tri viteve më parë, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

Të dyshuarit, shumica prej të cilëve po vuajnë dënimet, akuzohen për përdorim dhune me synimin për të rrëzuar pushtetin shtetëror, për vdekjen e rreth 250 personave dhe tentativë-vrasjen e mbi 2 mijë e 700 të tjerëve.
Ish-komandanti i forcave ajrore të Turqisë dhe ish-asistenti i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Akin Ozturk, bashkë me 16 ish-oficerë të lartë të ushtrisë, morën dënimet më të rënda, me nga 141 burgime të përjetshme secili për vrasjen e 139 qytetarëve.

Gjykata urdhëroi prokurorinë që çështja e klerikut mysliman, Fetulla Gylen, dhe e organizatorëve të tjerë të puçit ushtarak që janë në kërkim, të gjykohen më vete.

Vetë Gylen strehohet si azilant në SHBA prej fundviteve 90 dhe i ka mohuar akuzat kundër tij.

Në muajin prill, presidenti Erdogan tha se një total prej 20 mijë personash janë burgosur apo dënuar për grushtin e shtetit, ndërsa 50 mijë të tjerë janë larguar nga radhët e policisë, ushtrisë, administrata apo sistemi i drejtësisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë