16 vjeçari plagos vajzën me plumb në kokë, shkak – Snapchat!

E publikuar: 22/03/2017 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 16-vjeçar i ka thënë policisë se ka shtënë në kokën e një 14-vjeçare pasi po bezdisej nga mesazhet që ajo ia dërgonte në Snapchat.

Dy djem janë akuzuar për tentim vrasje të Deserae Turner dhe e kanë lënë për të vdekur në një kanal më 16 shkurt, raporton Salt Lake Tribune.

Ajo kishte menduar se dy djemtë, emrat e të cilëve nuk u bënë publik, ishin shokët e saj.

Policia ka njoftuar se njëri prej dy sulmuesve ishte ankuar se ajo i kishte dërguar shumë mesazhe në Snapchat.

Dy djemtë kanë menduar se do ta “hiqnin qafe vajzën duke e vrarë në një vend të fshehtë”.

Ata fillimisht kishin menduar ta prisnin në fyt vajzën 14-vjeçare, por ky skenar, sipas tyre, ishte shumë i zhurmshëm dhe vendosën që ta vrisnin me një plumb në kokë.

Vajza është në gjendje kome derisa plumbin e ka ende në kokë.