16 bursa Japoneze do të formojnë një autoritet rregullator për monedhat kriptografike

E publikuar: 21/02/2018 03:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtëmbëdhjetë bursa Japoneze nga java e ardhshme do të bëjnë publik planin e tyre për të ndërtuar një autoritet vetërregullues në përpjekje për të mbrojtur investitorët nga vjedhjet si ai i pak ditëve më parë ku u humbën 530 milionë dollarë.

Një plan për të shkrirë të entitete më vete të industrisë, Japan Cryptocurrency Business Association dhe Japan Blockchain Association, është rrëzuar në favor të një autoriteti të ri regjistruar pranë Shoqatës Japoneze për Shërbimet Financiare.

Kjo masë vjen në një kohë kur kërcënimet e sigurisë ndaj platformave të këmbimit dhe monedhave kriptografike në veçanti janë rritur.

Muajin e kaluar hakerët vodhën 530 milionë dollarë nga bursa Japoneze Coincheck duke ekspozuar dobësitë e sistemit dhe mënyrës se Japonia rregullon industrinë. /PCWorld Albanian