15 shenja që mund të keni mungesë hekuri

E publikuar: 30/01/2016 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Aleisha Fetters
Mungesa e hekurit është mungesa më e zakonshme në ushqim dhe gratë janë midis atyre që kanë risk më të lartë. Hekuri është kritik për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të furnizojnë me oksigjen të gjithë trupin tuaj. Pra pa atë, çdo gjë vuan dhe mund të shkaktojë anemi. Kontrollojini këto simptoma të mungesës së hekurit dhe në qoftë se i keni ato, vizitohuni tek mjeku juaj dhe kërkoni një testim për rezervat e hekurit në trupin tuaj.

1. Jeni e rraskapitur
Lodhja është simptoma më e zakonshme e mungesës së hekurit dhe mund të jetë më e vështira për t’u zbuluar. “Gratë janë mësuar të kenë jetë të vrullshme dhe të ndihen të lodhura” thuhet në një artikull të revistës Blood të Shoqatës Amerikane të Hematologjisë të shkruar nga Nancy Berliner. “Ato shpesh e heqin nga mendja që janë të lodhura.” Por mungesa e hekurit bën që tek indet tuaja të shkojë më pak oksigjen dhe trupi juaj është i privuar nga energjia për të cilën ka nevojë. Në qoftë se lodhja juaj “normale” çiftohet me ndjesinë tuaj të dobësisë, acarimit apo paaftësisë për t’u përqendruar, hekuri (ose mungesa e tij) mund të ketë të bëjë me këtë. Në fund të fundit, ka një arsye që njerëzit, mungesa e hekurit tek të cilët përparon në anemi shpesh thuhet se kanë “gjak të lodhur”.

2. Ju keni të përmuajshme të rënda
Tek gratë, shkaku numër një i mungesës së hekurit janë periodat shumë të rënda. Ato humbasin shumë gjak, zëvendësojnë rreth gjysmën e tyre dhe pastaj humbasin shumë muajin pasues. Provoni testin e tamponit. Në qoftë se do t’ju duhet ta ndërroni atë çdo dy orë, flisni me gjinekologun.

3. Jeni e zbehtë
Ka një arsye që fjalët “e zbehtë” dhe “e sëmurë” përdoren shpesh në vend të njëra tjetrës. Hemoglobina i jep gjakut ngjyrën e kuqe. Kështu lëkura juaj ka ngjyrën rozë. Kjo do të thotë që nivele të ulëta të proteinave mund ta thithin ngjyrën drejt e nga lëkura juaj. Tek njerëzit me lëkurë të bardhë është shumë e lehtë të vihet re. Por pavarësisht nga ngjyra juaj e lëkurës, në qoftë se pjesa e brendshme e buzëve, mishrat e dhëmbëve dhe pjesa e brendshme e qepallave janë më pak të kuqe se zakonisht, faji i duhet hedhur hekurit.

4. Ju merret fryma lehtë
Pavarësisht se sa thellë merrni frymë, në qoftë se nivelet e oksigjenit janë të ulëta, ju ndiheni sikur ju mungon ajri. Në qoftë se vini re që ju merret fryma duke bërë gjërat që bëni normalisht, qoftë në ngjitjen e shkallëve apo duke bërë stërvitjen tuaj të zakonshme, mund t’ia hidhni fajin mungesës së hekurit.

5. Zemra ju rreh fort
Një zemër që punon tepër mund të përfundojë në vuajtjen nga rrahje të parregullta, zhurma, zmadhim e madje edhe mosfunksionim të zemrës. Në qoftë se gjërat do të shkojnë kaq keq, ju ndoshta do të vuani njëfarë kohe nga anemia për mungesë të hekurit. Megjithatë në qoftë se ju e dini që keni probleme me zemrën, është e rëndësishme të kontrolloni nivelet e hekurit, sepse mungesa e hekurit mund t’i keqësojë problemet ekzistuese.

6. Keni sindromën këmbës që s’pushon
Jeni duke u nervozuar? Rreth 15% e njerëzve me sindromën e këmbës që s’pushon kanë mungesë të hekurit. Sa më i ulët të jetë niveli i hekurit aq më të këqija janë simptomat.

7. Keni dhimbje të kokës
Një trup që i mungon hekuri do të ketë si përparësi marrjen e oksigjenit në tru para se të merakoset për indet e tjera, por madje edhe atëherë ju merrni më pak se sa duhet. Si përgjigje, arteriet e trurit mund të ënjten, duke shkaktuar dhimbje koke.

8. Ju dëshironi të konsumuar sende jo ushqimore
Dëshira për të brejtur sende jo ushqimore mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit. Personat me mungesë hekuri mund të joshen të përtypin gëlqerorë, letër etj. Fatmirësisht, gratë kërkojnë akull. Në këtë rast ato kanë një shenjë që duhet të vizitohen tek mjeku kur vënë re që po përtypin akull.

9. Ndiheni në ankth pa ndonjë arsye
Edhe sikur jeta juaj të mos ishte mjaft me stres, mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndjeni më shumë ankth. Mungesa e oksigjenit e shpejton sistemin nervor, i cili luan për trupin tuaj rolin e pedalit të gazit. Gjithashtu, meqë mungesa e hekurit mund të bëjë që zemra juaj të hyjë në garë, është kollaj që ta ndjeni veten sikur po fluturoni edhe kur i keni të gjithë arsyet të ndjeni relaksim.
10. Po ju bien flokët
Mungesa e hekurit, veçanërisht kur ajo përparon në një anemi të shfaqur për shkak të mungesës së tij, mund të shkaktojë rënien e flokëve. Ajo e çon trupin tuaj në një gjendje të mbijetesës në mënyrë që kanalet e tij të mbështesin funksionet jetësore që kundërshtojnë ato që i mbajnë flokët tuaja në vend. Mos u alarmoni në qoftë se ju bien disa fije floku. Shumica e njerëzve kanë një rënie të 100 fijeve flokë në ditët më të mira.

11. Jeni vegjetarian apo vegan
I gjithë hekuri nuk krijohet njëlloj. Trupi juaj absorbon hekurin në gjak, që vjen nga mishi, shpendët dhe peshku, dy deri tre herë më me efikasitet se sa hekuri nga bimët. Megjithatë, ju mund ta merrni hekurin mjaftueshëm me një planifikim të kujdesshëm të ushqimit. Perimet e gjelbra, drithërat integrale dhe bimët bishtajore janë të gjitha të pasura me hekur. Bashkojini ato me ushqime të pasura me vitaminë C si specat, manat e tokës dhe brokoli për të rritur absorbimin tuaj.

12. Jeni shtatzënë
Acidi folik merr shumë nga presioni i para lindjes, por edhe foshnja gjithashtu ka nevojë për hekur dhe ajo mund të “vjedhë” nga rezervat e nënës. Për më tepër, shumë gra humbasin një sasi të konsiderueshme të gjakut gjatë lindjes, gjë që mund të pakësojë sasitë e hekurit. Në qoftë se jeni shtatzënë me më shumë se një foshnjë apo i keni pasur shtatzënitë afër, ose keni të vjella rregullisht në mëngjes, mund të keni nevojë të shtoni marrjen e hekurit.

13. Ju keni tiroide jo aktive
Mungesa e hekurit ngadalëson funksionin e tiroideve në trupin tuaj dhe bllokon efektet e saj të rritjes së metabolizmit. Hypotiroidizmi shpesh nuk kapet, gjashtë në 10 njerëz me sëmundje të tiroideve nuk e dinë që e kanë atë, kështu që kur vëreni nivele të ulëta të energjisë apo madje edhe temperaturë të ulët të trupit ose shtim të peshës, flisni me mjekun tuaj.

14. Gjuha juaj duket e çuditshme
Përveç marrjes së ngjyrës nga gjuha juaj, sasitë e ulëta të hekurit mund të reduktojnë nivelet e myoglobinës, një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut, e cila mbështet shëndetin e muskujve, siç janë muskujt që formojnë gjuhën. Si rezultat, shumë vetë që kanë mungesë të hekurit ankohen për një gjuhë të lënduar, të inflamuar dhe çuditërisht të lëmuar.

15. Keni sëmundje të duodenit ose sëmundje inflamatore të zorrëve
Edhe në qoftë se ju merrni mjaftueshëm hekur në dietën tuaj, sëmundjet e duodenit dhe sëmundja inflamatore e zorrëve mund të çojnë në probleme të absorbimit të ushqimeve, duke përfshirë edhe hekurin. Këto sëmundje shkaktojnë inflamacion dhe dëmtime të traktit tretës. Në qoftë se jeni ekzaminuar dhe u është vënë diagnoza për ndonjë nga këto sëmundje gastrointestinale, flisni me mjekun tuaj se si mund ta shtoni absorbimin e hekurit.