15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

01.06.2020 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

Deri në orët e pasdites 15 kamionë me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës. Kjo për shkak se Kosovës në dokumentet e tyre nuk i referoheshin si Republikë, kërkesë e Qeverisë në detyrë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se të gjitha kthimet “kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas vendimit të Qeverisë”.

“Të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas pikës 1, respektivisht 1.1 dhe 1.3, dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Përveç referimit të Kosovës si shtet, vendimi për shtim të masave të reciprocitetit, i marrë të shtunën, kërkon prej operatorëve ekonomikë nga Serbia që të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Vendimi është kritikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili ka thënë se këto masa e dëmtojnë dialogun.

Por kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, iu kundërpërgjigj Lajçakut duke i dalë në mbrojtje kryeministrit në detyrë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialog.

Marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Violeta Haxhollit, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kanë lënë hapësirë që mes Kosovës dhe Serbisë të vendoset një marrëdhënie reciproke. Sipas saj, nuk është hera e parë që Kosova vendos masa të tilla ndaj Serbisë.

Por, sipas saj, mungesa e një konsensusi të brendshëm e pamundëson mbajtjen e qëndrimeve ndaj Serbisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Ljaiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se që nga ndërmarrja e masave të reja tregtare nga Qeveria në detyrë e Kosovës kamionët nga Serbia po kthehen prapa në vendkalimet në Kosovë, sepse “asnjëri nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga Dogana e Kosovës”.

“Me të ashtuquajturat masa reciproke, dërgimi i mallrave nga Serbia në Kosovë është zyrtarisht i kufizuar dhe i ndaluar, sepse kushtet janë të tilla që asnjë kompani nga Serbia nuk mund t’i përmbushë ato”, ka thënë Ljaiqi për Radion Evropa e Lirë.

Në prag të largimit, Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka vendosur masa tregtare shtesë për Serbinë, duke ndaluar përdorimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale me “emra vendesh që përmbajnë elemente që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që përmbajnë elemente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar