12-vjeçari goditet nga mbajtësja e trampolinës gjatë kërcimit në të 10:16, 23 Shtator 2019

E publikuar: 23/09/2019 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga sot e tutje hapini mirë sytë kur fëmijët tuaj po argëtohen në trampolinë.

Kjo ngase në Lincolnshire të Britanisë së Madhe ndodhi një aksident i tmerrshëm, i cili fatmirësisht përfundoi pa pasoja në jetë, ku një 12-vjeçar u plagos nga susta mbajtëse e trampolinës.

E gjithë kjo ndodhi kur djaloshi në fjalë me emrin Jamie Quinlan po luante së bashku më fëmijët e tjerë në oborrin e fqinjëve të tij dhe në një moment i erdhi ideja që të gjithë së bashku të futen në trampolinë për të kërcyer.

Nga pesha e rëndë, susta mbajtëse doli nga vendi dhe e goditi Jamien në shpinë, duke u futur pesë centimetra brenda tij.

Sky.com shkruan se ai ra në tokë nga dhimbja e padurueshme, para se të dërgohej në spital, ku mjekët e operuan nën anestezion lokal, transmeton Klan Kosova.

“Teksa po qëndroja në spital isha tejet nervoz. Mjekëve iu deshëm rreth 10 minuta për ta larguar sustën nga shpina ime”.

“Ata thanë se asnjëherë nuk kishin dëgjuar t’i këtë ndodhur ndokujt e njëjta gjë me trampolinën”, u shpreh Jamie.

Ndërkaq babai i tij, Ian, u shpreh se “zemra i ra tek gjunjët’ kur e ka parë aksidentin, duke e cilësuar si shumë-shume të frikshëm.

“Mund të kishte ndodhur në qafë ose kokën e tij, dhe për këtë shkak mendoj se ishim shumë fatlumë, sepse mund të kishe përfunduar në diçka shumë më serioze”, shtoi ai, duke bërë thirrje që prindërit të kenë më shumë kujdes tani e tutje kur i lënë fëmijët të argëtohen me trampolinë.