100 mln euro për Hazard në merkaton e verës

E publikuar: 06/02/2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane gjithmonë ka qenë një fans i madh i Eden Hazardit dhe dëshiron ta transferojë atë gjatë verës së ardhshme.

Belgu nuk është i kënaqur me situatën e tij në Chelsea dhe aq më shumë kur dihet se edicionin e ardhshëm nuk do të luajë në garat evropiane.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, por një ofertë prej 100 milionë eurosh e Realit pritet të bindë edhe drejtuesit e skuadrës londineze për ta shitur.