100 ditë në PIZHAME të Qeverisë Isa Mustafa!

17.03.2015 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Astrit Gashi

Teksa po i afrohemi ngadalë 100 ditëve të para të Qeverisë së re në krye me Isa Mustafën, duhet të pranojmë me zë të lartë se ajo ka shënuar disa rekorde të panjohura në qeverisje deri më sot!

Për herë të parë, për aq sa e mban mend dikush, Qeverinë e Kosovës e gjen 3 mujori i parë pa një Program qeverisës të miratuar në Kuvend. Aq më tepër një Program qeveritar, të cilin e kemi shtjelluar këtu në Gazeta Blic e që nuk përmban as numra e afate kohore andaj edhe ngjan me një pamflet parazgjedhorë, po mbahet “Top- Secret”. Atë ende nuk kanë marrë zyrtarisht deputetët e Kuvendit, ndërsa opinioni i gjerë nuk do të dinte asgjë sikur Draftin e miratuar në Qeveri të mos e kishin publikuar në webfaqet e tyre Gazeta Blic dhe Lëvizja Fol. Qeveria pra në 100 ditët e para të saj punoi si “pula pa kokë” që vetëm rrotullohet rreth një vendi.

Po behën 100 ditë dhe Qeveria Mustafa ende nuk është konstituuar në tërësi. Kabinetit qeveritarë i mungojnë edhe shumë zëvendës ministra si dhe staf këshilltarësh e personel tjetër. Edhe kjo nuk i ka ngjarë deri më tani asnjërit nga Kryeministrave të vendit.

Këta tre muaj si Kryeministër Isa Mustafa i ka shpenzuar kryesisht duke ju thënë JO, gjërave të cilave paraardhësi i tij, tash Kryeministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi u kishte thënë po. Isa JO-të i ka të ftohta- dhe ato ngrinë shpresat e arsimtarëve për rritje të re pagash, realizimin e plotë të kontratës kolektive… e deri te zbatimi i një vendimi të pakuptueshëm të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

Përderisa shumica nga këto refuzime janë edhe të kuptueshme, të vetmen PO që deri më sot e ka thënë Kryeministri i ri dhe qeveria e re e tij, ngeli ajo kur uli kokën dhe u pajtua të hyjë në qeveri me PDK-në.

Kryeministri, megjithatë, pati një P’JO kur morri vendimin për shkarkimin e ministrit serb Jabllanoviq, pas dy demonstratave të opozitës, njëra nga të cilat u përshkua me dhunë dhe lëndime të policisë, por edhe të protestuesve. Xhamat e ndërtesës së Qeverisë që mbeten si një relikt i dhunës, u ndërruan tek para disa ditësh, ndoshta si një simbolikë se kjo histori tashmë është tejkaluar edhe emocionalisht nga vet shefi i qeverisë.

Halli më i madh është të gjesh se cilat janë rezultatet dhe të arriturat. Shikuar për fije të perit një i tillë mund të jetë premtimi për të falur borxhet e vjetra të qytetarëve, si dhe disa premtimet të tjera për reforma fiskale. Për ti bërë adetin, hajde të shënojmë edhe se në këto 100 ditë nuk kemi pas asnjë afera korruptive- por kjo nuk është asgjë e pazakonte sepse të tilla nuk kishte asnjë qeveri paraprake në këtë kohë.

Dhe asgjë tjetër. NADA!

Pas një nisje në furtunë- me pakënaqësi, protesta e dhunë- në fund të 100 ditëve të para qeverisja e Isa Mustafës, tashmë duket e stabilizuar. Stabile, pra, mu ashtu sikur edhe e ka për qejfi shefi i ri i Qeverisë… Por për të qeverisur mirë dhe për të shënuar rezultate duhet të hiqen pizhamet- dhe të nisë puna! E pizhamet kjo qeveri deri sot po i mban veshur me krenari./gazetablic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Politika âsht art i kompromisit

Politika âsht art i kompromisit

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Dreka e darka festive për fund vit

Dreka e darka festive për fund vit

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim