​Veteranët i përgjigjen Veselit: OVL UÇK i ka strukturat që vendosin si të veprojnë

E publikuar: 04/07/2020 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili kërkoi anulimin e protestës së paralajmëruar për 9 korrik.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i OVL UCK-së, Hysni Gucati ka thënë se kjo organizatë vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, andaj ka bërë të ditur se protesta do të mbahet, por duke mos rrezikuar jetën e asnjë qytetari./kp/

Ky është postimi i tij i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!.