​Ronaldo tregon pse është ende ndër më të mirët në botë

E publikuar: 22/12/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë vikend, Juventus ishte mysafirë i Parmas në Serie A, ku arriti të regjistrojë një fitore me rezultat të thellë 0:4, ku golashënues ishin Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo me dy gola.

Në pjesë të dytë, Andrea Pirlo vendosi që ta zëvendësonte Ronaldon, kështu duke e larguar nga loja për t’ia liruar vendin Federco Chiesas në minutën e 82’, përcjell KosovaPress.

Interesant është fakti që edhe pse u zëvendësua, Ronaldo nuk pushoi në bankë rezervë. Ai filloi të bënte ushtrime për muskujt e barkut, dhe ushtrime me pesha, vetëm për të qenë aktiv dhe i gatshëm për sfidën e radhës.