​Kurti pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet do të mbahen sa më shpejtë të jetë e mundur

E publikuar: 22/12/2020 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani, lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti tha se nuk kanë diskutuar për një datë rreth mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, veçse është shprehur që kjo do duhej të ndodh shpejtë pasu të dorëzohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses.

“Pra neve na duhet që ta marrim njëherë aktgjykimin e plotë Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur ma vije ai aktgjykim i plotë si palë që jemi në këtë çështje e cila tashmë është zgjidhur por nuk e ka përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm dhe pas kësaj do të mund të shpallet data e zgjedhjeve, nga u.d e presidentes në një hark të caktuar kohor siç e parasheh Kushtetuta mirëpo në atë hark kohor në datën e cila është sa më herët e mundshme jemi të interesuar që të mbajnë zgjedhjet e reja të parakohshme në Republikën e Kosovës meqenëse që kemi humbur kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejtë që duke u kthyer të populli si burim i sovranitetit, të restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi qeveri të re e kompetente e cila e nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë”, tha Kurti.

Ai tha se zgjedhjet të domosdoshme dhe te pashmangshme, pas njoftimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mes tjerash Kurti tha se në takim me Osmanin nuk është folur për datë konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Sa më e afërt e diela e zgjedhjeve të ardhshme në harkun e caktuar kohor që varet nga dita kur neve do të na vije aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti.

Ndërsa rreth vendimit të Kushtetueses rreth pamundësisë së kandidimit për deputetë të personave që janë të dënuar me vendim të formës së prerë, Kurti tha se do të presin aktgjykimin e plotë për të thënë qëndrimin që kanë rreth kësaj.

Kurti nuk foli rreth emrit të kandidatit për kryeministër.

Gjithashtu ai tha se me Vjosa Osmanin nuk kanë biseduar çështje politike elektorale.

“Si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenjtë në vend dhe Kuvend padyshim që do të jemi shumicë e ardhshme dhe shumica e popullit që na mbështet. Sot do të jetë shumicë në Kuvendin e Republikës”, tha Kurti.