​Fshati kanadez ”pushtohet” nga fokat

E publikuar: 10/01/2019 07:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fshati Roddickton-Bide Arm i bëri sot thirrje për ndihmë rojës bregdetare kanadeze përballë pushtimit nga rreth 40 foka, që nuk arrinin të orientoheshin për t’u kthyer në oqeanin Atlantik, vinin vërdallë rrugëve dhe kopshteve të këtij fshati të vogël në veri të ishullit Terre-Neuve.

Këshilli bashkiak u mblodh sot në mbrëmje për të diskutuar për këtë situatë, që po zgjat prej disa ditësh dhe vendosi që t’i kërkojë zyrtarisht ndihmë rojës bregdetare për të larguar gjitarët nga rrugët.

Fshati Roddickton-Bide Arm, që ndodhet në pikën më veriore të Terre-Neuve, ndodhet në rrugën migratore të fokave, që në dimër, largohen nga Arktiku dhe Grënlanda, për të qëndruar në brigjet e Terre-Neuve dhe të gjirit Saint-Laurent më në jug, në pritje të pranverës. /kp/Telegrafi/