​ANP “Adem Jashari” lanson linjën Prishtinë-Malmo

E publikuar: 07/07/2020 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, nga sot lidhet me qytetin e bukur Malmo të Suedisë përmes Kompanisë Ajrore Europiane “Air Mediterrenean”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ANP “Adem Jashari”.

“Fluturimet e rregullta janë planifikuar dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë. Nisja nga Prishtina në ora 18:00 ndërsa nisja nga Malmo në ora 23:00. Välkommen”, thuhet në njoftimin e ANP-së.