​Haradinaj nuk i trembet as Obamës

18.09.2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
​Haradinaj nuk i trembet as Obamës

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka kundërshtuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi edhe pse atë e ka mbështetur Presidenti Barack Obama
Duke reaguar për të dytën herë ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA’ve Haradinaj ka thënë se “e çmon interesimin e Presidentit Amerikan Barack Obama”, por kjo sipas tij, nuk përjashton korrigjimin e gabimeve që kanë ndodhur në procesin e demarkacionit, raporton Express.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Haradinajt

E çmoj lartë angazhimin dhe interesimin e SHBA-së dhe të Presidentit Amerikan Barack Obama, për Kosovën, në këtë kuadër edhe deklarimet e fundit për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.

Unë besoj fuqishëm se deklarimi i Presidentit Obama për Demarkacionin, është mbështetje e një procesi të rëndësishëm për Kosovën, ashtu siç ka ndodhun në vazhdimsi, dhe nuk e besoj që kjo mbështetje nënkupton përjashtimin e mundësisë së korrigjimit të gabimeve që kanë ndodhur në këtë proces. Kjo është ajo që kam kërkuar e për çfarë, besoj ta kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë, AAK dhe i gjithë populli i Kosovës, do t’i jemi përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e parezervë e të vazhdueshme për lirinë, pavarësinë dhe prosperitetin e Kosovës.

Njëkohësisht shpreh indinjatën time të thellë me një fushatë të pistë propagandistike, ku disa media po provojnë që me çdo kusht të krijojnë përceptim të keq për mua dhe Aleancën, në rastin konkret, madje edhe duke e shfrytëzuar një përgjigje timen në pyetjën e një gazetari, për demarkacionin, e për ta shitur atë si kundërpërgjigje timen ndaj Presidentit Obama.

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova