Zyrtarë të Serbisë të premten në Kosovë

E publikuar: 22/09/2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të premten dhe të shtunën do të jenë në Kosovë.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se këta zyrtarë do ta vizitojnë Kosovën për “rëndësinë e madhe të ngecjes diplomatike në ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët do të mund të njoftohen me “bukuritë natyrore të Kosovës, problemet e komunitetit serb në Kosovë, por edhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Në kuadër të kësaj vizite, zyrtarët pritet të shkojnë në Prizren, Hoçë të Madhe e Graçanicë.