ZYRTARE: Sergio Ramos largohet nga Real Madridi

E publikuar: 16/06/2021 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi.

Sipas “El Chiringuito” dhe “Marca”, Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Nesër kapiteni do ta bëjë zyrtar lajmin ku do të konfirmojë largimin nga “Los Blancos”.

Kontrata e tij skadon me 30 qershor dhe ai nuk do ta vazhdojë atë, sipas mediave spanjolle mospajtime kishte edhe për pagën edhe për kohëzgjatjen e kontratës.

Reali konfirmon që nesër gjatë orës 12:30 do të jetë një konferencë për media ku Ramos do të jetë i shoqëruar nga presidenti, Fiorentino Perez për t’ia dhënë lamtumirën.

Carlo Ancelotti nuk ka mundur ta bind mbrojtësin spanjoll për të qëndruar, edhe pse ai dëshironte qëndrimin e tij.