Para pak çastesh, Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për furnizimin e 51 autobusëve të trafikut urban.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një konference për media ka folur rreth nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban, raporton Indeksonline
“Një proces i stërzgjatur që përfundimisht po finalizohet pas kalimit të garancion në Kuvendin e Kosovës. Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj. 51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t’i potencoj disa gjëra; T’i kthejmë sa më shumë njerëz në transport publik, në vend që t’i kemi 50 makina, atëherë atë do ti zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi “euro 6”, standard modern”, ka thënë ai.
Sipas planit financiar kostoja e biletës do të reflektojë edhe me blerjen e autobusëve të rinj, ka potencuar Ahmeti.