Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm.
Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga Qendra për Menaxhim Kufitar në ora 23:02, pritjet më të mëdha janë në Merdarë, që arrijnë deri në 25 minuta.
Ndërsa, pritje prej 5 deri në 10 minuta ka në pikën kufitare në Jarinje, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, nëpër pikat e tjera kufitare, pritjet më së shumti zgjasin deri në pesë minuta.