“Rebelohet” Shemsi Syla, tërhiqet nga procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së

28.07.2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Rebelohet” Shemsi Syla, tërhiqet nga procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së

I pakënaqur me procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK -së, duke pasur parasysh neglizhimin, zhagitjen, deformimin e tij, me keqardhje njoftoj ushtarët dhe bashkëluftëtarët e mi si dhe opinionin e gjerë se tërhiqem nga procesi i verifikimit, si anëtar i komisionit të Zonës Operative të Karadakut.

Arsyeja pse po deklarohem publikisht për këtë vendim është sepse, në dy televizionet tona publike, (Tv Klan Kosova dhe Kohavision), pas publikimit të listave fillestare kam premtuar se do t’i permirsojmë të gjitha gabimet dhe se do të bëjmë verifikim të drejtë e nuk do t’i hyhet në hak askujt. Edhe pse nuk jam pajtuar me daljen e atyre listave, atëherë kam marrë përgjegjësi, jo vetëm si anëtar i komisionit, por mbi të gjitha edhe si organizator dhe drejtues i luftës, në pozitën e ish-zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Karadakut, transmeton infosot.com.

Por, duke e parë të pamundur realizimin e këtij premtimi, detyrohem që tani e tutje të mos jem më pjesë e këtij procesi. Unë përkrah ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, edhe pse dihet se ky ligj ka mangësi, paqartësi e edhe lëshime e gabime, por kemi shpresuar se me angazhim ato do të tejkalohen e korrigjohen me akte nënligjore, gjë që nuk ka ndodhur.

Këtë proces nuk e rrezikon vetëm ligji i paqartë, por edhe qasja joadekuate në mënyrën e verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë. Tani jemi në muajin e pestë pas publikimit të listave dhe ende nuk është bërë verifikimi i plotë i listave dhe, të paktën për Zonën e Karadakut, nuk është shqyrtuar asnjë ankesë, kurse komisioni ka filluar të shpërndajë certifikata që i konsideron të verifikuara.

Kam besuar se epoka e UÇK -së do të vlerësohet, do të çmohet dhe ruhet si vlera më e madhe e historisë sonë më të re, por kjo nuk po ndodh. Ajo po degradohet përfundimisht me këtë proces. Meqë po e konsideroj veten të pafuqishëm që të ndikoj pozitivisht, së paku s’dua t’ia lejoj vetes të jem pjesë e këtij procesi të degradimit që po i bëhet ushtarit të UÇK –së. Në vend të vlerësimit të vlerave të vërteta të UÇK-së ky proces po përdoret për përfitime politike, familjare e klanore, madje edhe për të rehabilituar persona me të kaluar të dyshimtë e të pamerituar duke e shfrytëzuar këtë moment historik për t’i barazuar ata me ushtarët e vërtetë të UÇK-së.

Duke qenë kjo një nga çështjet më të ndjeshme të jetës sime, unë kam vendosur që përderisa të vazhdojë kjo mënyrë e vlerësimit, të mos e konsideroj veten pjesë e asnjë liste të këtij kategorizimi të ushtarëve të UÇK-së.

SHEMSI SYLA ish – zëvendëskomandant i Zonës Operative të Karadakut

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime

“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime

Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen, Hamza: PDK nuk e tërheq këtë ligj, ta keni të qartë të gjithë

Plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen, Hamza: PDK nuk e tërheq këtë ligj, ta keni të qartë të gjithë

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Kurti emëron Bashkim Krasniqin Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Kurti emëron Bashkim Krasniqin Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Tahiri: Ftoj forcat politike të jenë të bashkuara për të kundërshtuar vendimin e turpshëm të Speciales

Tahiri: Ftoj forcat politike të jenë të bashkuara për të kundërshtuar vendimin e turpshëm të Speciales

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike