Zvicra ka 109.583 kosovarë: 6086 më shumë se vitin e kaluar

29.10.2015 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zvicra ka 109.583 kosovarë: 6086 më shumë se vitin e kaluar

Numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër, gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti, është rritur për 54.281 veta. Si total, në fund të shtatorit jetonin 1.987.706 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane.
Krahasimi i këtyre shifrave, sipas Sekretariatit Federal për Migracion (SEM), tregon për një ngadalësim prej tre për qind të rritjes së popullatës së huaj në Zvicër në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Popullata e huaj që ka përjetuar rritjen më të madhe gjatë këtyre nëntë muajve ka qenë ajo me pasaportë franceze. Kjo popullatë është rritur për 7236 veta, transmeton albinfo.ch komunikatën e dërguar nga SEM-i. Në vendin e dytë janë të huajt nga Portugalia, me një rritje prej 6582 veta, ndërsa në të tretin janë italianët të cilët rritjes së numrit të gjithmbarshme të numrit të te huajve i kanë kontribuuar me 6546 të rinj.

Menjëherë pas tyre vijnë kosovarët me 6086 shtetas të rinj, që i janë shtuar popullatës ekzistuese në Zvicër.

Nga ana tjetër më së shumti është zvogëluar numri i serbëve, minus 5253, zvogëlim ky që korrespondon me rritjen e numrit të kosovarëve (plus 6086). Kjo shpjegohet kryesisht me marrjen e shtetësisë kosovare dhe braktisjen e saj serbe nga kosovarët që jetojnë në Zvicër. Gjithsej, sipas statistikës së publikuar sot nga SEM, në Zvicër jetojnë 109.583 persona me shtetësi të Kosovës. Ata vijnë pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve.

Edhe më tutje vazhdon të mbizotërojë numri i të huajve që vijne nga shtetet e BE-së dhe EFTA-së, me 68 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara