Zv.presidenti i KE: Koha për dialog mes Spanjës dhe Katalonjës, e nevojshme një marrëveshje

E publikuar: 05/10/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, kërkoi që të gjehet një rrugë dhe të nisin bisedimet mes Katalonjës dhe Spanjës.
Timmermans foli nga seanca plenare në Strasburg ku po zhvillohej një debat mes deputetëve europianë.

“Ka ardhur koha për të dialoguar, për të folur, për të gjetur rrugëdalje nga ngërçi dhe për të punuar konform urdhrit kushtetues spanjoll. Është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje të përbashkët për të shkuar përpara në Spanjë”, tha ai.

Gjithashtu zv.presidenti i KE u shpreh se në mbështetje të së drejtës edhe përdorimi i forcës kërkohet ndonjëherë.

“Detyra për të respektuar dhe mbrojtur shtetin e së drejtës mund të kërkojë ndonjëherë një përdorim proporcional të forcës”, deklaroi Timmermans. /f.ç/