ZRRE: Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët

E publikuar: 12/05/2025 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka dalë me një komunikatë për media në të cilën thuhet se “vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së”, teksa “qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët”.

Ky reagim vije pas takimit me deputetët e LDK-së, pas dërgimit të kërkesës për anulim të vendimit për shtrenjtim të rrymës prej 16.1 për qind.

“Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatoret, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, vijon ZRrE.

LEXO EDHE: ZRRE: Vendimet për tarifa janë kompetencë ekskluzive e jona, asnjë institucion s’ka mandat t’i anulojë