Zotime për shndërrim të FSK-së në FAK

18.03.2015 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zotime për shndërrim të FSK-së në FAK

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për përgjegjësi të reja mbrojtëse duke u transformuar në Forca të Armatosura kanë deklaruar të mërkurën presidentja dhe kryeministri i Kosovës.

Këto komente, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa i kanë bërë gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së FSK-së, me ç’rast komandanti i deritashëm gjenerali Kadri Kastrati i ka dorëzuar komandën e FSK-së, gjeneralit Rrahman Rama.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar me këtë rast se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka përmbushur objektivat dhe tani është e gatshme edhe për misione paqeruajtëse në botë, duke qenë në krah të forcave të NATO-s.

“Ju e keni kaluar edhe një hap: Keni përmbyllur me sukses një periudhë të rëndësishme të Forcës së Sigurisë, duke hapur një kapitull të ri për ju dhe për gjithë vendin: krijimin e një Force moderne të armatosur, me kapacitete mbrojtëse, që adreson sfidat e sigurisë, e kompleton infrastrukturën tonë të sigurisë dhe në proces e sipër të profesionalizimit me standarde të NATO-s dhe që synon anëtarësimin në këtë aleancë”, ka deklaruar Jahjaga.

Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa ka potencuar një nga sfidat e radhës që e pret Forcën e Sigurisë drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ky transformim, duket të jetë një mision mjaftë i vështirë, për faktin se do të diktojë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Kushtetuta e Kosovës mund të amandamentohet duke siguruar jo vetëm dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, por edhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

Deri më tani, deputetët nga radhët e komunitetit serb, të cilët vijnë nga subjekti me emrin Lista Serbe, kryesisht kanë shprehur një lloj mos pajtimi me krijimin e kësaj force të armatosur në Kosovë.

Por, pavarësisht sfidave, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se qeveria do të përmbushë detyrën që ka për ta kthyer FSK-në në një forcë mbrojtëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbush të gjitha detyrat që lidhen me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, në mënyrë që ato të jenë në nivel të standardeve të NATO-s, dhe që ky proces të zhvillohet në koordinim të ngushtë me partnerët tanë strategjik, dhe në transparencë maksimale me NATO-n”, ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit Mustafa, Kosova dëshiron të institucionalizoj marrëdhëniet politike me NATO-n, përmes FSK-së, përkatësisht Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe të merr përgjegjësinë e saj edhe në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë.

Forca e Sigurisë së Kosovës zhvillohet nën mbikëqyrjen e NATO-s dhe njësoj pritet të ndodhë në të ardhmen rast se ajo do të transformohet në Forca të Armatosura.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin