Lajmet

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

01.10.2026 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se hetimet sugjerojnë se burri që goditi me thikë bashkë-pilotin e tij dhe u përpoq të merrte kontrollin e një fluturimi nga Dubai në Tel Aviv, kishte kaluar përmes një “indoktrinimi radikal islamist”, ka raportuar BBC.

Avioni i kompanisë “Flydubai” humbi papritur lartësi me më shumë se 5.200 metra (17.000 këmbë) dy orë pas nisjes së udhëtimit të mërkurën, përpara se pasagjerët dhe ekuipazhi ta neutralizonin sulmuesin dhe të rimerrnin kontrollin për të bërë një ulje të sigurt.

Duke folur për “Fox News”, Netanyahu tha gjithashtu se dukej “shumë e mundshme” që sulmuesi – i cili sipas tij ishte shtetas i Omanit – “kishte ndërmend ta rrëzonte avionin”.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) raporton se atje kanë nisur hetimet për të përcaktuar “nëse incidenti ishte i lidhur me ndonjë aktivitet apo qëllim terrorist”.

Bashkë-piloti po merret aktualisht në pyetje në Arabinë Saudite, ku avioni bëri një ulje emergjente. Megjithatë, zyrtarët e EBA-s thonë se ata kanë juridiksion mbi incidentin, pasi avioni ku ndodhi sulmi është i regjistruar atje dhe fluturon nën flamurin e atij vendi.

Netanyahu i tha “Fox”-it se pasi sulmuesi u neutralizua dhe u lidh nga pasagjerët dhe ekuipazhi, ai “u bërtiste anëtarëve të ekuipazhit ‘më vrisni, më vrisni’, ndaj është e qartë se kishte prirje vetëvrasëse; kjo nuk vihet në dyshim”.

“Dhe duke pasur parasysh të gjithë pasagjerët aty, si dhe nëse e lidhni këtë me atë që sapo ju thashë për prirjet islamiste – atë radikalizim që u gjet në të kaluarën e tij – mendoj se… kjo do të na japë një të dhënë mjaft të mirë; megjithatë, nuk po nxjerr ende përfundime përfundimtare, por këto janë indikacionet që kemi tani.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë

Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë

Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin

Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Limaj kërkon epilog për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kjo papërgjegjësi është skandaloze

Limaj kërkon epilog për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kjo papërgjegjësi është skandaloze

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut

Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?

Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?

Zemaj i reagon Nagavcit: Faktet nuk janë gjuhë fyese, përgjegjësia për gjendjen në arsim nuk shmanget me deklarata

Zemaj i reagon Nagavcit: Faktet nuk janë gjuhë fyese, përgjegjësia për gjendjen në arsim nuk shmanget me deklarata

Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime