Zogiani: Nuk e kishim menduar që Vetëvendosje do të vije në këtë pikë

E publikuar: 25/01/2018 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidati i VV’së për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani, ka thënë se nuk është pritur kurrë që kjo Lëvizje do të vije në këtë pikë. Ai thotë se është i befasuar me situatën e krijuar.
“ Kam besuar që kundërshtimet dhe mendimet ndryshe janë normale. Por, kjo nuk doli të jetë kështu më vonë. Kjo doli që aty kishte konflikte e mendime ndryshe në baza personale. Kjo edhe e bërë Vetëvendosjen në këtë pikë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Zogiani ka treguar se kundërshtime ka pasur çdo herë në VV, por sipas tij janë menaxhuar. Ai thotë se ka pasur edhe ide kundër deklamimeve për bashkim kombëtar.

“ Ka pasur skepticizëm mes ideve dhe gjerave që janë thënë në publikë”, ka thënë Zogiani. /GazetaExpress/